Korçë, akuzohet se ngacmoi të bijën 5-vjeçare, nëna e 36-vjeçarit: Akuzat e...

Korçë, akuzohet se ngacmoi të bijën 5-vjeçare, nëna e 36-vjeçarit: Akuzat e nuses, sajesë

119
0
Shares
Nëna e Edison Shulit

Edison Shuli, 36-vjeçari nga fshati Leminot, pranë Maliqit, Korcë, u vu në prangat e policisë pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte seksualisht vajzën e tij 5 vjeçare. Ai u denoncua nga bashkëshortja, e cila e akuzon jo vetëm për akte pedofilie të përsëritura ndaj vajzës së tyre, por edhe për dhunë fizike dhe psikologjike.
Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologeve, rezulton që 36-vjeçari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e Edison Shulit, mohojnë akuzat, duke i konsideruar sajesa të nuses , e cila donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Nëna e Edison Shulit thotë se “Kot ja nxjerr dalit, për ta future në burg, se ka para kurse ne jemi hollë”.
Sipas familjareve, prej muajit prill dhe në vazhdim, gruaja e akuzonte Edison Shulin se zhvishej në prani të vajzës së mitur dhe e prekte atë.
Nëna e Edison Shulit shton se, “Pasi i tha nusja kështu, djali piu dhe theu lavatriçe ça kishte këtu. Kishte denoncuar i ati i nuses, ndërsa djali ishte në Korçë”.
Bashkëshortja e të akuzuarit është larguar së bashku me dy fëmijët në Librazhd te prindërit, ndërsa prokuroria e Korçës thotë se e mitura po asistohet nga një psikologe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY