Deputetja demokrate Albina Deda është hedhur në sulm të demokratëve që janë rreshtuar në grupin kundër Bashës.
Me një shkrim ne rrjetet sociale ajo sot ka sulmuar Preç Zogajn që humbi në Lezhë, edhe pse kryetari i PD e kishte vendosur i katërti në listën e PD për këtë qark.
Deda teksa i kujton Zogajt se malësorët nuk pranojnë tradhtinë, i shpjegon se humbja në Lezhë nuk është për faj të z. Basha por për shkak të emrit dhe spërdredhjet e tij në politikë.
Postimi i deputetes Albina Deda
Edhe ti Preç?! (Reagim)
Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.
Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.
Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq pervers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z. Basha.
Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.
Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet.
Z. Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/