Kryeministri Edi Rama premtoi edhe një herë se do bëjë punësime transparente dhe për këtë ftoi qytetarët të aplikojnë duke dërguar CV në shqiperiaqeduam@kryeministria.al.
Lidhur me këtë premtim, ka reaguar deputeti i ri i Vlorës, biznesmeni Agron Shehaj. Ai thotë se nuk do ta lëmë më Ramën të mashtrojë. Ai shprehet se ka ardhur momenti të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën.
Statusi i plotë i Agron Shehajt
Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer.
Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook.
Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e radhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku!
Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqëduam@kryeministria.al dërgojeni gjithashtu edhe në adresën ramaperoscar@gmail.com (ose më shto në CC).
Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin!
Do verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama.
Ka ardhur moment të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/