Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW

05/07/2017
Qytetari dixhital: “Kush është mister 30% në Shkodër!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar procedurën e dytë të prokurimit të energjisë për korrikun, për një sasi prej 105 mijë megavat. Të dhënat zyrtare tregojnë se, për lëvrimin e kësaj sasie janë vënë në dispozicion mbi 7.1 milionë euro (pa TVSH), çka e çon në total fondin e shpenzuar për import vetëm në korrik, në rreth 22 milionë euro (këtu nuk përfshihet shuma e shpenzuar për importin në tre ditët e fundit të qershorit).
Situata e thatësirës dhe nevoja e OSHEE për të importuar me emergjencë, pa planifikimin në avancë ka bërë që edhe çmimi i importit, të rezultojnë 10 euro më i lartë sesa një javë më parë. Konkretisht 1 megavat është importuar me çmimin 68.2 euro ndërkohë që, një javë më parë, sasia e energjisë së importuar për korrikun rezultoi me një çmim 57.2 euro/MW. Edhe në atë kohë, çmimi, nëse krahasohej me bursën e Hungarisë, të cilës i referohet qeveria në rastet e blerjes së energjisë nga prodhuesit me përparësi, sërish rezultonte me 9 euro më i lartë.
Në datën 5 korrik sipas kësaj burse, çmimi bazë për megavat është 49.45 euro kurse çmimi në pik 56.52euro/MW. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re një rritje e çmimit e nxitur nga situata e përgjithshme dhe kërkesa në rritje edhe në rajon. Diferenca me bursën është 11.7 euro/MW.

Tenderi
OSHEE njoftoi se në fazën e parë të shpalljes së kërkesës operatorët që u paraqitën në tender nuk arritën të siguronin sasinë e kërkuar të energjisë. Gjithsesi në fazën e dytë kompanitë që dërguan ofertat ishin gjashtë nga të cilat : GEN-I Tirana shpk, GSA shpk, EFT AG, NOA Energy Trade shpk, GRID Energy Trade, Devolli Hydropower – Statkraft.
Kontrata u lidh vetëm me katër prej tyre duke lënë jashtë Devoll Hydropower – STATKRAF dhe GRID Energy.
OSHEE bëri me dije se pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet KESH, ky i fundit do të mbulojë pjesën e furnizimit gjatë natës. “Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme, u konstatua që ishte e panevojshme të blihej energji në oret 00:00 – 08:00 dhe orën 24:00 duke parë që në këto orare kërkesa për energji mund të plotësohej nga prodhimi i KESh sha” njoftoi kompania e shpërndarjes./Monitor

Tags: cmimienergjiOSSHE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.