Pesë të rinj shqiptarë janë dënuar me 22 vite e 8 muaj burg në total për kultivimin e 1727 bimëve kanabis në një fermë të improvizuar në Britani.
Sipas medias britanike, vlera e kanabisit të kultivuar në fermë arrin në 1 148 300 paund nëse bimët do të ishin korrur.
“ITV” raporton se 20-vjeçari Bruno Vishkulli u dënua me 3 vite burgim; 25-vjeçari Endrit Asllani u dënua me 6 vite, 20-vjeçari Martin Fejullau me 4 vite; 23-vjeçari Aurel Gjini me 4 vite e 2 muaj dhe 28-vjeçari Besmir Plaka me 5 vite e 6 muaj burg.
Pesë të rinjtë shqiptarë u arrestuan në muajin shkurt 2017 në Crick, në Northamptonshire.
I lumtur për dënimin e dhënë ndaj pesë shqiptarëve, detektivi Constable Leanne Lee tha se, “Kjo ishte një prej fermave më të mëdha (të kanabisit) që kemi parë në Northants…Jam i lumtur që për ta janë dhënë dënime të konsiderueshme dhe që një sasi e madhe kanabisi është shkatërruar para se të futej në tregun e drogës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/