Alibeaj: Basha është “vetëngrirë” për t’u gjykuar, pse jam kundër dorëheqjes së...

Alibeaj: Basha është “vetëngrirë” për t’u gjykuar, pse jam kundër dorëheqjes së tij

91
0
Shares

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD si dhe deputeti i ardhshëm, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, komentoi humbjen e PD si dhe garën për zgjedhjen e kreut të PD. I pyetur për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos që të garojë Basha me Selamin, Alibeaj tha se rendi ishte i përcaktuar dhe nuk mund të ndryshohej me kërkesa të tjera që kërkuan disa nga anëtarët.
“Nuk isha unë që mbaja numrin e votave. Ajo që ka ndodhur është se kishte një mbledhje me rend të përcaktuar. Pra ishte përcaktimi i kandidaturave dhe përcaktimi i komisionit elektoral. Por disa kërkuan që të futej një pikë e tretë. Ishte një mbledhje që kishte marrë spunto nga 22 korriku. Pra ne 22 korrik kreu i Partisë i nënshtrohet zgjedhjeve. Unë isha kundër ndryshimit të rendit të ditës. Kërkesa ishte e nënshkruar dhe mund të bëhet kërkesë tjetër për mbledhje kryesie. Në pikën shtesë kërkohej shtyrja e zgjedhjeve dhe të behej një analizë”, tha Alibeaj.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me vetëngrijen e funksioneve të Lulzim Bashës, Alibeaj tha se Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar dhe se është kundër dorëheqjes së tij.
“Dorëheqja është bishtnim i përgjegjësisë. Basha dhe Selami do shkojnë para anëtarësisë për gjykim. Nuk duhet dorëheqje për sa kohë është vota ‘një anëtar një votë’. Unë mendoj se është zgjedhje e mirë vetëngrirja e funksioneve të Bashës. Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar. Sipas statutit kreu i PD qëndron në detyrë deri në zgjedhje. Nëse shkaku i vetëm i humbjes së PD do ishte lista e kandidatëve, Basha ka përgjegjësi. Unë mendoj se humbja e PD nuk ishte vetëm për shkak të listës”,tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY