Arjana Stafa, e cila i mbijetoi dje një tentative për vrasje, ku pas saj fshihej nusja e djalit, ka sjellë të tjera detaje lidhur me ngjarjen në fjalë.
Në një intervistë për “News24” dhe “BalkanWeb” 42-vjeçarja, e cila piu dje kos brenda të cilit nusja e saj 19-vjeçare kishte hedhur helm, pohon se nuk kishte asnjë konflikt me këtë të fundit.
Në një gjendje të rënduar, Arjana shton se nusen e kishte trajtuar shumë mirë. Ajo tregoi se pasi kishte pirë kosin, kishte rënë përtokë, ndërdsa hedhi poshtë akuzat e nuses, e cila tha se donte ta vriste pasi ajo i nxiu jetën.
“Nusja më solli gotën me kos, vinte erë e tmerrshme. Pasi e piva pak u ndjeva keq dhe rashë në tokë. E pyeta çfarë kishte bërë,nusja më tha që kishte hedhur helm. Nusja më tha se e kishte bërë për arsye personale”, tha vjehrra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/