RRËFIMI/ Flet nusja që helmoi vjehrrën: Ma nxiu jetën, ja ç’i thoshte...

RRËFIMI/ Flet nusja që helmoi vjehrrën: Ma nxiu jetën, ja ç’i thoshte tim shoqi

91
0
Shares

Zbardhet dëshmia e nuses që donte të vriste vjehrrën e saj, pasi i hodhi helm në një gotë me kos. Nusja 19-vjeçare e martuar prej pak kohësh, ka treguar se kishin konflikte dhe se pas atyre ajo nuk po duronte dot më, shkruan “Panorama”.
Nusja 19-vjeçarja kishte vetëm 4 muaj që ishte martuar dhe kishte hyrë nuse në banesën ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se ajo jetonte me prindërit e burrit, pasi ky i fundit ishte emigrant në Greqi. Pasi kishin zyrtarizuar martesën dhe e kishte marrë në shtëpi, ai ishte nisur sërish në emigrim, duke ia besuar nusen prindërve të tij që jetonin në fshatin Likesh të Shijakut.
Por, pas largimit të bashkëshortit, duket se marrëdhënia nuse-vjehrre nuk ka qenë fare e mirë, madje me zënka të përditshme për arsye nga më të ndryshmet.
Sipas dëshmive të tyre të dhëna për oficerët e policisë në Shijak, ato kishin konflikte nga më të ndryshmet dhe së fundi mosmarrëveshjet mes tyre kishin arritur kulmin, saqë nusja e donte të vdekur nënën e burrit, që sipas saj, ia kishte nxirë jetën.
“Ma nxiu jetën, prandaj doja ta helmoja. Që nga momenti që bashkëshorti u nis drejt Greqisë ku jetonte si emigrant, vjehrra ma bëri jetën skëterrë. Për çdo gjë që ndodhte fajin ma hidhte mua. Pse kështu, pse ashtu. Unë isha nuse e re dhe doja pak kohë të përshtatesha me njerëzit dhe me shtëpinë. Ajo ishte e paduruar. Kishim zënka nga më të ndryshmet. Filloi të ankohej te burri im, djali i saj, duke e fryrë me gënjeshtra. Na fuste në sherr. Rri në telefon gjithë ditën, i thoshte, nuk punon, nuk na dëgjon, bën sipas kokës së saj. Ndërkohë që asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë”, është shprehur fillimisht për policinë nusja e re 19-vjeçare e arrestuar për akuzën e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY