GARA NË PD/ Nisin negociatat, zbulohet emri i ndërmjetësit mes Bashës dhe...

GARA NË PD/ Nisin negociatat, zbulohet emri i ndërmjetësit mes Bashës dhe Patozit

69
0
Shares

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Astrit Patozit për të qenë pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe paraqitjes së 6 kërkesave ndaj Lulzim Bashës, procesi ka hyrë në një fazë negociatash.
Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë të ditur se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është caktuar si negociator mes Bashës dhe Patozit për të vendosur rregulla të qarta të garës, shkruan “Panorama”.
Pas mbylljes zyrtare të afatit për të garuar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, pritet të mblidhet Kryesia e PD-së. Kjo strukturë e rëndësishme pritet të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Në këtë strukturë të tre kandidatët, sipas negociatave, do të kenë përfaqësuesit e tyre për të organizuar dhe monitoruar procesin.
Sipas nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit përbëhet nga 7 anëtarë dhe 2 ndihmësa.

“1 – Kryesia zgjedh një Komision të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të përbërë nga shtatë anëtarë titullarë dhe dy ndihmësa.

2 – Komisioni ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar e territorial dhe siguron rregullsinë e tyre. Ai ndërhyn në zgjidhjen e çështjeve elektorale në degët e partisë në përputhje me aktet e nxjerra për këtë qëllim. Ai përgjigjet përpara Kryesisë së Partisë”, thuhet në statutin e PD-së.

Anëtarësimet
Dy ditë më parë, Astrit Patozi kërkoi që të mos ketë anëtarësime të reja në PD, por vetëm ata që janë pranuar në PD që nga data 1 qershor i vitit 2017.
“Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e anëtarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017), si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin (pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qendrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje.
Listat e zgjedhësve duhet t’u jepen kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës. Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në uebin e kryesisë së degës e në hard copy në ambiente publike të selisë së degës së PD”, tha Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY