EMRAT/ Qeveria “Rama 2”, ja 5 grupet që do vendosin fatin e...

EMRAT/ Qeveria “Rama 2”, ja 5 grupet që do vendosin fatin e të punësuarve të LSI-së dhe të gjithë Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme

188
0
Shares

PS ka paralajmëruar se gjatë muajit korrik dhe gusht do të bëjë një punë intensive për një sërë analizash të brendshme dhe komunikimi me qytetarët, përpara se të strukturojë qeverinë e re.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga mbledhja me skuadrën zgjedhore ngritjen e 5 grupesh pune, të cilët do të hartojnë raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në fund të gushtit.

Grupi i parë, drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe ka përgjegjësi të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.
Gramoz Ruçi
Taulant Balla,
Saimir Tahiri,
Ulsi Manja,
Klodjana Spahiu,
Ermonela Felaj

Grupi i dytë do të drejtohet nga Milva Ekonomi do të bëjnë një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në çdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste.
Milva Ekonomi
Ardiana Jaku
Evis Kushi
Vilma Bello
Almira Xhembulla
Leart Duro

Grupi i tretë do të drejtohet nga Niko Peleshi dhe do të hartojë një raport me rekomandime të ndryshme se si mund të ristukturohet administrata e re shtetërore.
Niko Peleshi
Damian Gjiknuri
Bledi Çuçi
Lindita Nikolla
Ogerta Manastirliu

Grupi i katërt i punës do të drejtohet nga Arben Ahmetaj do të analizojnë në një raport mbi dokumentet që ju kërkohen nga zyrat shtetërore qytetarëve, duke pasur në fokus dixhitalizimin e tyre me qëllim reduktimin e burokracive.
Arben Ahmetaj,
Erjon Braçe
Ilir Beqaj
Milena Harito
Ditmir Bushati
Elisa Spiropali
Klotilda Ferhati

Grupi i pestë do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të përgatisë për Asamblenë Kombëtare një analizë elektorale mbi rezultatin e PS-së në 25 qershor.
Fatmir Xhafaj
Blerina Gjylameti
Ilir Pendavinji
Alket Hyseni
Ana Dhamo
Flamur Golemi
Arben Kamami

Mbi bazën e këtyre raporteve asambleja do të marrë në fund të gushtit vendime të rëndësishme që do të finalizohen me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY