E RRALLË & EMRAT/ Paditen 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë

E RRALLË & EMRAT/ Paditen 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë

99
0
Shares

Banorët e Bushatit ne Shkodër kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë, për shpërdorim detyre.
Të përfaqësuar nga Simon dhe Ndoc Molla, ata kërkojnë që gjyqtarët, Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj, Mirela Fana dhe gjyqtarja e shkarkuar pasi u dënua për korrupsion Majlinda Andrea, të hetohen pasi kanë shkelur ligjin, duke dhëne dy vendime të ndryshme për padi me te njëjtin objekt. Konflikti lidhet me ndotjen e ajrit dhe ambientit që ju shkaktojnë stallat e derrave në zonën e Bushatit te cilat janë ndërtuar 300 metra larg qendrave te banuara.
Ndërkohë e kontaktuar nga Vizion Plus, zyra për shtyp e Gjykatës së Lartë, thekson se çështja po hetohet nga një komision i brendshëm, duke mos dhënë më shumë hollësira për padinë ndaj 5 anëtarëve të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY