DETAJE/ Atentatorit të “Mir Vetllës” iu drodhën duart kur e qëlloi me...

DETAJE/ Atentatorit të “Mir Vetllës” iu drodhën duart kur e qëlloi me pistoletë

102
0
Shares
Lokali ku ndodhi atentati ndaj Ilmir Hajdarit (Mir Vetllës)

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, kanë dëshmuar, se në momentin kur qëlloi me 8 plumba pas shpine Ilmir Hajdarin, atentatorit iu drodhën duart. Mënyra si mbante pistoletën dhe veprimet e tij të nxituara gjatë krimit, siç e përshkruan dëshmitarët, tregojnë se ka qenë një vrasës amator.
Ai ishte i maskuar dhe është afruar në lokal nga ana e bustit të Isa Boletinit. E ka qëlluar “Mir Vetllën” pas shpine me 8 plumba, por në këtë moment dëshmitarët okularë kanë vënë re se atentatori ka qenë i pasigurt. Pas krimit është larguar me vrap dhe më pas ka hipur në një makinë që e priste diku më larg.
Dyshimet janë se për atentatin mund të jetë përdorur vrasës me pagesë. Ilmir Hajdari, i njohur me pseudonimin “Mir Vetlla” është ende në spital për shkak të plagëve të rënda.

Ilmir Hajdari (Mir Vetlla)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY