Tiranë, gjendet i vetëvrarë në një magazinë, një 50-vjeçar

Tiranë, gjendet i vetëvrarë në një magazinë, një 50-vjeçar

61
0
Shares

Një burrë është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë, i vrarë, nga plagë të shkaktuara në kraharor nga një armë zjarri.
“Rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e ‘Ali Demit’, në një magazinë është një shtetas i vdekur”, njofton Policia.
Në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor. Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vetëvrasje, shtojnë të njëjtat burime.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY