Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thatësira “vdes” edhe Detin e Vdekur

02/07/2017
Thatësira “vdes” edhe Detin e Vdekur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Niveli i ujit në Detin e Vdekur është duke rënë. Me më pak reshje shiu se mesatarja e këtij viti, ekspertët thonë se niveli i ujit mund të bjerë më shumë se 1.3 metra deri në tetor.
Por tkurrja e kësaj mase ujore nuk është vetëm një pasqyrim i motit të thatë dhe rritjes së përdorimit të ujit. Ajo është edhe parathënie për një mega-thatësirë të ardhshme.
Deti i Vdekur, në kufirin mes Izraelit dhe Jordanisë, dalëngadalë po tkurret dhe po venitet, duke humbur një metër thellësi çdo vit.
Një ekip gjeologësh ndërkombëtarë po punon për të kuptuar se si 200,000 vite të ndryshimit klimatik kanë ndikuar tek rajoni, ndërkohë që liqeni i kripur zgjerohej dhe tkurrej.
Shtresat e depozitimeve me ngjyrë zbulojnë kalimin e verërave të thata dhe dimrave të lagësht dhe pjellorë.
“Ne po marrim mostra të shkëmbinjve dhe dheut për të parë ndonjë tregues të paleoklimateve, klimës së mijëra viteve më parë, që të kemi një ide të qartë se si ishte klima në ato vite, cila është klima tani dhe pastaj mund të parashikojmë se çfarë klime do të ketë zona e Detit të Vdekur në të ardhmen”, thotë Marwan Al-Raggad, Hidrolog në Universitetin e Jordanisë.
Shkencëtarët po grumbullojnë mostra të dheut dhe ujit nga bregu lindor i Detit të Vdekur dhe nga lumenjtë dhe përrenjtë që rrjedhin në të.
“Duam të mësojmë se çfarë po ndodh në Detin e Vdekur në aspektin e sasisë së ujit që po vjen nga ana lindore, si dhe përbërjes së ujit dhe llumit në dyshemenë e liqenit. Pa këto të dhëna nuk mund t’i kuptojmë ndryshimet që kemi vërejtur në Detin e Vdekur, përfshirë ndryshimet klimatike në këtë zonë”, thotë Yael Kiro, gjeokimist.
Studiuesit po gjejnë dëshmi të një thatësire masive, mijëra vjet më parë, që kishte tharë rreth 80 për qind të ujit në liqenin kripur. Sipas ekspertit Stephen Goldstein,
“Ajo që ka ndodhur në të kaluarën na tregon diçka për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Dhe ajo që ka ndodhur në të kaluarën në këtë zonë është se uji, që njerëzit po e përdorin tani dhe për të cilin kanë nevojë, u ndal”.
Ky informacion mund të ndihmojë vendet që mbështeten në ujin e Detit të Vdekur të përballen më mirë me një të ardhme më të thatë. VoA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.