Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor”, është shprehur se gjatë mandatit të dytë të qeverisje do të investojë në infrastrukturë dhe turizwm.
“Po shikoja sot që herët në mëngjes një raport për turizmin. Vitin e shkuar numri i shtetaseve të huaj që kanë vizituar vendin tonë është 4735 mijë. 15 % më shumë se një vit më parë. Këtë vit prite një rritje tjetër e konsiderueshme. Po mandatin e ri do të konkretizojmë besoj disa hapa për të cilat po mendoj prej kohësh që të shkojnë në një fazë të re. Fillimisht duke ndërtuar kapacitete me 5 yje dhe paralelisht duke vijuar me programin kombëtarë të rilindjes urbanë. Për sezonin e ardhshme do të ketë përfunduar realizimi i projektit në Himarës, Vunoi, Jalës, Dhërmiut të vjetër dhe plazhit poshtë në Dhërmi.
Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike. Program kombëtar për rilindjen urbane. Në hartën e turizmit do të hyjë edhe zona e Dibrës. Do të financojë rrugën e re Delvinë-Kardhiq. Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë. Do financojmë rrugën e Thethit. Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune. Falë zhvillimit të turizmit, qoftë punësimi qoftë përqindja e PBB do të rriten ndjeshëm në mandatin e dytë. Fluturimet çarter rritje mbi 100% por shifra është qesharake në krahasim me potenciale. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, deklaroi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/