Preu damarët në vendin e punës, kolegët tregojnë momentet e tmerrit

Preu damarët në vendin e punës, kolegët tregojnë momentet e tmerrit

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Tenton vetëvrasjen në vendin e punës, shpëton për mrekulli 29-vjeçarja pas transportit në spital. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Shënvlash, në rrobaqepësinë ku punonte shtetasja F. S., duke zbardhur disa detaje te tjera nga ngjarja.
Fatmirësisht, ajo u pikas nga koleget në momentin që preu damarët e njërës dorë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit. Pas ndërhyrjes, 29-vjeçarja arriti të mbijetonte.
Dhjetëra kolege të saj, të cilat u ndodhën në vendin e ngjarjes, u përfshinë në panik nga veprimi ekstrem i 29-vjeçares. Ato kanë pohuar se mbetën të shokuara kur panë kolegen e tyre teksa tentonte vetëvrasjen, duke prerë damarët e njërës dorë.
Policia e Durrësit nisi hetimet për rastin në fjalë, për të mësuar motivin që shtyu drejt këtij akti të renë.
Bazuar nga të dhënat paraprake dhe dëshmitë nga koleget e familjarët e 29-vjeçares, Policia ka dalë në përfundimin se ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike, kur tentoi vetëvrasjen.
Fakti që zgjodhi vendin e punës për t’u vetëvrarë, ka bërë që Policia të mendojë që motivi mbetet aty për aty. Hetuesit kanë verifikuar nëse ajo ka pasur probleme në vendin e punës apo me pagat, por sipas Policisë, gjithçka ka qenë në rregull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY