FOTO/ Ja çfarë vendosi Gjykata për vrasësin e prindërve në Xhafzotaj

FOTO/ Ja çfarë vendosi Gjykata për vrasësin e prindërve në Xhafzotaj

85
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur 60 ditw për vrasësin e dy prindërve të tij. Leo Nika, 29 vjeç i pranishëm në seancën e masës së sigurisë, përveç dhënies së gjeneraliteteve nuk ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues rreth ngjarjes.
Referuar gjendjen së tij ende nen shok dhe dyshimeve që vuan nga një depresion i thellë, shoqëruar me probleme psikike, gjykata ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize mjekësore. Do të jenë mjekët ata që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore dhe psikike të 29-vjecarit, duke i paraqitur gjykatës  kartelën mjekësore brenda afatit 60 ditësh të dhënë si masë sigurimi personal për të. Pas kësaj trupi gjykues do të marrë vendimin mbi fatin e të riut nga Xhafzotaj i Durrësit.
Më herët, autori i vrasjes së dy prindërve të tij Ali dhe Jenije Lika në banesën e tyre, është shfaqur sa i penduar dhe i traumatizuar për krimin e rëndë. Ai ka pohuar para hetuesve te çështjes së nuk mban mend asgjë si ka nisur konflikti dhe rrjedhur ngjarja deri në momentin e ekzekutimit te prindërve. Vrasja e dyfishte ndodhi  të enjten në Xhafzotaj, ku Leo Nika, prind i një fëmije,  vrau me çifte prindërit e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY