Anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i dënuar me 25 vjet heqje lirie për akuzën e tre vrasjeve dhe i vlerësuar nga prokuroria si anëtar i grupimit të drejtuar nga Lulzim Berisha, ka lënë qelinë e burgut dy ditë më parë, me argumentin se vuan nga një sëmundje e zemrës, e identifikuar si ‘koronari akut’.
Me këtë vendim lirimi, Taullait i “falen” 11.5 vite burgim. Vendimi është marrë nga kolegji penal i kryesuar nga Edmond Islamaj, i cili vendosi rrëzojë dy vendime gjyqësore atë të 19 majit 2016 të gjykatës së Elbasanit dhe 25 janarit 2017 të Apelit Durrës.
Këto gjykata kanë argumentuar se rrethanat e sëmundjes së zemrës nuk janë të mjaftueshme për lirimin e të dënuarit Taullai pasi nuk plotësohet qëllimi i ligjvënësit në dispozitën e parashikuar nga neni 478 i Kodit të Procedurës Penale si dhe interpretimit të bërë në praktikën gjyqësore.
Veç kësaj thonë gjykatat, rreziku i sëmundjes duhet të jetë real, tejet i rëndë dhe i avancuar sa që personi të mos reagojë ndaj trajtimit mjekësor. Kjo gjendje e kërkuesit nuk është përshkruar si e tillë nga ekspertët mjekoligjorë, ndaj kërkesa nuk mund të pranohet.
Gjithashtu dy gjykatat konstatojnë se në raste analoge apo me sëmundje më të rënda se ajo nga e cila vuan i dënuari Taullai, ky spital ka pranuar se trajton çfarëdo lloj sëmundje nga të cilat vuajnë të dënuarit, pasi ka marrëveshje me spitale private të specializuara për trajtimin e tyre. “…Gjithashtu, përcaktimi që i jep dispozita e nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale nuk është detyruese për Gjykatën…”, thonë gjyqtarët e Elbasanit dhe të Durrësit.
Indrit Tallai është dënuar nga gjykata e Lartë për vrasjen e Eduart Ongari, ndodhur më 5 korrik 1999, Marsel Sotira, ndodhur në 22 gusht 999, Dritan Disha ndodhur në 9 korrik 2000, “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Taullai është akuzuar dhe gjykuar në gjykatën e Durrësit për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” në dëm të shtetases V. J., por kjo akuzë është pushuar në vitin 25 janar 2012 nga gjykata e Apelit Durrës, me argumentin se nuk vërtetohet fajësia. Shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/