Lirohet nga burgu “rilindësi” Shukri Xhelili

Lirohet nga burgu “rilindësi” Shukri Xhelili

104
0
Shares

Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i Dibrës i dënuar pasi u përfshi në një skandal seksual, është liruar nga qelia.
Mësohet se ish-kryebashkiaku i Dibrës ka lënë qelinë pasi ka përfunduar dwnimin.
Ka qenë Apeli i Krimeve të Rënda që ka ndryshuar akuzën muajin e shkuar për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës duke i lehtësuar dënimin. Apeli vendosi se Xhelili duhet të akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe jo për korrupsion pasiv.
Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.
Xhelili është arrestuar në vitin 2016 dhe duke llogaritur kohën e qëndrimit të paraburgim, e ka shlyer dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY