Jozefina Topalli hedh akuza të forta, por nuk shpall kandidaturën për kreun...

Jozefina Topalli hedh akuza të forta, por nuk shpall kandidaturën për kreun e PD

95
0
Shares

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ndryshe nga pritshmëritë, nuk ka shpallur kandidaturën e mundshme të saj, në garën për kreun e PD-së.
Nëpërmjet një dalje para medieve, të lajmëruar më herët, ajo thjesht artikuloi akuza të rënda ndaj kreut të PD-së. Lulzim Basha.
“Rezultat i zgjedhjeve, fatal për PD.
Lulzim Basha ka ndërmarrë procedura antistatuore për ti imponuar partisë një garë të rreme.
Me këtë ai kërkon ti shmanget dhënies së llogarisë dhe marrjes së përgjegjësisë, për humbjen e PD.
Ringritja e PD fillon me largimin e Lulzim Bashës.
Kërkojmë garë të barabartë, rregulla të ndershme. Kërkojmë referimin sipas statutit të PD.
Sa më shpejt ta bëjë Basha këtë, aq më mirë dhe më shpejt mund të ngrihet PD.
Basha të ndërpresë sa më shpejt pengmarrjen e PD.
Është koha për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, është koha për mbrojtjen e vlerave demokratike”, u shpreh Topalli midis të tjerave. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY