Fier, alergjitë e verës “bëjnë namin”

Fier, alergjitë e verës “bëjnë namin”

138
0
Shares

Ndryshe nga alergjitë klasike që shfaqen deri në muajin maj, ato të stinës së nxehtë prekin më shumë personat që janë alergjikë ndaj pickimit të insekteve të ndryshme ose lëkura e të cilëve nuk e përballon rrezatimin e shtuar diellor.
Mjekia alergologe, Greta Gjini tregon për raste të shtuara alergjish të tilla në qarkun e Fierit,  pasi vera nxjerr insektet e ndryshme që shkaktojnë alergji kur pickojnë njerëzit.
“Janë alergjitë e lëkurës, të cilat shfaqen në mënyrë të jashtëzakonshme në këtë periudhë. Ka lidhje me ushqimin dhe ndryshimin e temperaturave. Një rol mjaft të veçantë kanë edhe pickimet e insekteve, veçanërisht bletët dhe grerëzat”, shprehet Alergologia Gjini.
Mjekia Gjini apelon qytetarët të marrin masa mbrojtëse duke dhënë disa këshilla.
“Çdo shenjë me mbajtje fryme, me ënjtje kërkon patjetër që të paraqiten për të bërë vlerësimin”, shton mjekja Alergologia Gjini.
Rastet më të shumta në Fier shënohen nga zonat rurale, mes njerëzve që merren me punët e bujqësisë, por shifrat flasin për rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve krahasuar me një vit më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY