Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur në një sallë operacioni në Kili. Disa pamje që janë shpërndarë në rrjet, tregojnë se si ekipi i papërgjegjshëm i mjekëve sheh ndeshjen teksa janë duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndeshja Kili – Portugali duket të jetë shumë e rëndësishme për stafin mjekësor të Kilit, madje edhe më e rëndësishme se sa jeta e pacientit të tyre. Në momentin kur Kili shënon gol, mjekët shihen teksa brohorasin duke lënë komplet pas dore operacionin.
Pas shpërndarjes së këtyre pamjeve ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Shëndetësisë në Kili e cila u shpreh se kjo ngjarje është mjaft shqetësuese dhe se duhet të merren masa të menjëhershme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/