Prokuroria “nuk i ndahet”, Shpëtim Gjika rrezikon 9 vjet burg

Prokuroria “nuk i ndahet”, Shpëtim Gjika rrezikon 9 vjet burg

458
0
Shares

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vite burg për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika.
Lajm i bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës, ndërsa Gjika akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim te paligjshëm”, “falsifikim dokumentesh”. Në shkurt të vitit 2015, Shpëtim Gjika, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Vlorës u arrestua dhe ndaj tij nisi një proces i gjatë me akuzën për shpërdorim detyre.
Më herët Prokuroria e Vlorës pati kërkuar tre vjet burg për ish-kryetarin e Bashkisë Vlorë, pasi e akuzonte për një shkelje të vitit 2008. Sipas hetimit, Gjika i ka shitur një subjekti privat një truall rreth 350 metër katror tokë në vitin 2008 pranë Gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Ky veprim nuk duhej bërë me firmën e Kryetarit të Bashkisë, por me vendim të Këshillit Bashkiak, që Gjika e ka shpërfillur.
Ky veprim nuk duhej bërë me firmën e Kryetarit të Bashkisë, por me vendim të Këshillit Bashkiak, që Gjika e ka shpërfillur. Ky vendim pafajësie, ishte i dyti për Shpëtim Gjikën pas largimit nga detyra. Në 2014 Gjykata e Tiranës e Shkallës së parë dhe Apelit e deklaroi të pafajshëm Gjikën për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë është nën hetim dhe për disa leje ndërtimi të dhëna gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Vlorës.

 
Kërkesa e plotë e Prokurorisë

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:

–          Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.

–          Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

–          Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

–          Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht:

a)      Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

b)      Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti B), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY