Petrit Vasili mbrëmë i impresionuar për rezultatin dhe i karikuar për opozitë…,...

Petrit Vasili mbrëmë i impresionuar për rezultatin dhe i karikuar për opozitë…, sot dha dorëheqjen

105
0
Shares

Dorëheqja e kreut të LSI-së Petrit Vasilit nuk ishte aq e pritshme. Për këtë “pa pritshmëri” jo më larg se mbrëmë, ishin edhe deklaratat e tij në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, impresionuese për rezultatin e LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe gatishmëria për në opozitë e tij.
Por sot, ai dha dorëheqjen, nën argumentin se, “dorëheqja e tij synon që LSI të jetë më aktive në opozitë”.

 
Pjesë nga intervista e mbrëmshme e Petrit Vasilit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan

    Fevziu: A jeni i zhgënjyer me rezultatin në 25 Qershor?
    Petrit Vasili: Jo! Në radhë të parë jam i impresionuar për një gjë nga rezultati për rezultatin më të veçantë për atë që çfarë prodhuan të rinjtë si kredo dhe si rezultat për LSI. Praktikisht ishin zemra e procesit, ishin lajtmotivi i procesit dhe ishin edhe inspirimi i procesit. Dhe ishin në proces dhe prodhuan një rezultat të madh për mua. LSI në zgjedhje korrekte, në zgjedhje pa presion, në zgjedhje ku nuk frikësohen njerëzit, në zgjedhje ku nuk blihen votat sheshit. Këtë e pakën parë danez, suedez, amerikan të tërë e kanë parë dhe e kanë raportuar këtë që do të ketë pasoja jo të vogla dhe ne kemi bërë jo pak për të informuar jo vetëm brenda vendit, jo vetëm BE, jo vetëm Uashingtonin zyrtar por edhe agjenci të caktuara që merren me krimin elektoral por edhe me përzierjen e elementeve kriminal në politikë dhe e kemi bërë shumë mirë dhe me detaje dhe me fakte.
    Ky votim i këtyre 230 mijë njerëzve të cilët në masë ishin të rinjtë dhe të cilët ishin të orientuar për një Shqipëri tjetër.
    Sigurisht që do të ishte normalisht dyfishi i votave nëse do të kishim një klimë normale elektorale, por besoj se dhe këto 100 mijëra vota janë një themel betoni për një opozitë.

    Blendi Fevziu: A jeni të bindur që LSI është e aftë të bëjë opozitë?
    Petrit Vasili: LSI-ja ka prodhuar që nën krye të herës opozitë. Ka lindur si opozitë, dhe opozita e LSI-së prodhoi një rezultat elektoral që në 2005 që nxori Patinë Socialiste në opozitë.

    Blendi Fevziu: A do e dëmtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aksionin e saj opozitar ikja e Metës nga Parlamenti?
    Petrit Vasili: Jo, nuk do ta dëmtojë fare. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i gjithë grupi i saj do të ketë një rendiment politik që do të jetë një performancë politike e një opozite që vërtet do t’ju lërë pa mend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY