FOTO & EMRI/ Ekstradohet nga Mali i Zi, autori i plagosjes së...

FOTO & EMRI/ Ekstradohet nga Mali i Zi, autori i plagosjes së boksierit në Shkodër

419
0
Shares
Boksieri i plagosur, Nelson Hysa

Arrestohet në Malin e Zi dhe depërtohet në Shqipëri, njëri prej autorëve të dyshuar të plagosjes së boksierit të njohur Nelson Hysa, më se një muaj më parë në Shkodër.
Si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe  Autoriteteve Policore malazeze, më datë 28. 06. 2017, u bë arrestimi në Mal të Zi  dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar në kërkim, Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.
Ndaj këtij personi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21. 06. 2017, pasi  ky në bashkëpunim me  V. K., dyshohet se  janë  autor të ngjarjes  së ndodhur më datë 06. 05. 2017, ku rreth orës 14.00,  në vendin e quajtur  “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia  Shkodër, kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri pistoletë Nelson Hysa, i cili ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Vepra  penale për të cilin ai akuzohet është “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në  bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY