DETAJE & EMRA/ Durrës, Policia zbardh dinamikën e vrasjes së prindërve nga...

DETAJE & EMRA/ Durrës, Policia zbardh dinamikën e vrasjes së prindërve nga djali

103
0
Shares

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen e mëngjesit të sotëm në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas Policisë, rreth orës 07:55 të mëngjesit të sotëm, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë gjahu, çifte, Ali Nika rreth 75 vjeç  dhe bashkëshortja e tij, Jenije Nika 66 vjeç .
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dyshohet se autor është djali i tyre, Leon Nika 29 vjeç,  i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.
Mësohet se krimi ka ndodhur nën efektin e pijeve alkoolike të autorit të dyshuar, i cili ishte i martuar dhe me fëmijë.
Por në momentin e krimit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk ndodheshin në banesën ku ndodhi krim, ndërsa autori dhe prindërit e tij, me të cilët jetonte, kanë qenë të vetëm në banesë.
Policia ka prangosur dhe ka marrë në pyetje të dyshuarin. Por, për shkak të gjendjes së tij, ende nuk ka mundur të jap detaje e hollësi për motivet dhe rrethanat e krimit të dyfishtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY