Rivalët e Bashës kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në parti, renditin këto arsye

Rivalët e Bashës kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në parti, renditin këto arsye

93
0
Shares

Rivalët e Lulzim Bashës brenda Partisë demokratike këmbëngulin që Basha të japë dorëheqjen dhe jo të ngrijë funksionet e tij në parti sic ka deklaruar mbrëmë.

Në një deklaratë të publikuar në mbrëmje të njëtët persona që publikuan dy deklarat gjatë ditës së djeshme kanë konstruktuar një tjetrë deklaratë.

Për ta dorëheqja e menjëhershme e kryetarit  Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize sipas tyre për të nxjerrë shkaqet e humbjes në zgjedhje.

Së dyti, rivalët theksojnë se  akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve është uzurpim i kompetencave.

Ata kanë kërkuar mbledhjene kryesisë së partisë dhe të Këshillit Kombëtar.

 

Deklarata e plotë

“Ne anëtarë përfaqësues politikë të dy deklaratave të djeshme që kërkuam dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paanshëm zgjedhor brenda partisë, nisur nga zhvillimet e fundit deklarojmë se:

1-Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit  Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt  një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit. E konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të “vetëngrirjes”. Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij.

2-Akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD (Neni 40 pika 2)  si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit). I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të  rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD.

Interesi eshte garantimi i gares se lire dhe te ndershme per te mundesuar bashkimin dhe jo percarjen e PD. Doreheqja kerkohet per kushte te barabarte gare per gjithe kandidatet. Ne perputhje me Statutin kerkohet mbledhja e kryesise qe te vendose per hapat e metejshem, perfshi mbledhjen e keshillit kombetar, reflektimin e disfates dhe organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet e organizuara me urgjence rrezikojne percarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit te lire dhe bashkepunuese”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY