Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eduard Selami për Berishën dhe Ristanin: Kam besim tek të dy për garën

28/06/2017
Pse ndodh sherri kronik mes Bashës dhe Selamit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami tha sonte se gara për Sekretarin e Përgjithshëm që u zhvillua në vitin 2013 ku ai humbi ka qenë një garë e vërtetë dhe nuk ëhstë manipulauar  dnërkohë që deklaron se Bersiha nuk do të ndërhyjë në garë.

Megjitahtë rivali i parë zyrtar i bashës sugjeron se do të ishte më mirë që Basha të jepte dorëheqjen.

Sokol Balla: Ju thatë se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, përse?

Eduar Selami: Sepse gara duhet të bëhet e barabartë. Megjithatë, ky është një sugjerim. Po të isha në vend të zotit Basha, unë do ta kisha dhënë dorëheqjen. Por ky është vendimi i tij.

Sokol Balla: Mendoni se gara për sekretar të përgjithshëm ishte e ndershme?

Eduard Selami: Them që po.

Sokol Balla: Mendoni se Arben Ristani, që fitoi kundrejt jush, mund të jetë garant i një gare të tillë?

Eduard Selami: Zoti Ristani e kishte nisur që prej 6 muajsh këtë synim, kurse unë u futa në sekondën e fundit.

Sokol Balla: Mendoni se hyrja juaj në garë ishte më tepër një zbukurim?

Eduard Selami: Jo, nuk mendoj kështu.

Sokol Balla: Çfarë mund të ketë ndikuar kaq shumë në këtë rënie drastike të PD në 25 qershor, marrëveshja Basha-Rama? Apo çfarë tjetër…

Eduard Selami: Po. Gjithashtu kam bindjen se ishte përplasja me Perëndimin. Them se zoti Basha, me mungesën e eksperiencës luajti pak më shumë se ç’duhej. PD ndjek një model që duhet të eleminohet: ‘kush kundërshton kryetarin, hiqet’. Kjo duhet të ndryshojë.

Sokol Balla: Zoti Basha tha se do të dalë në bazë. Nëse ky model dështoi në shkallë kombëtare, si mund të vazhdohet kështu?

Eduard Selami: Kam bindjen se do të kem mundësi të bashkëpunoj me bazën dhe kam shpresën se ky problem do të zgjidhet.

Sokol Balla: Ju keni qenë shumë kritik ndaj qëndrimit të PD në lidhje me reformën në drejtësi, por kur vjen puna tek aktiviteti juaj publik shumë rrallë kujtojmë që ju keni folur në Parlament, të kritikonit zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm për shembull. Dikush mund të pyesë, cila është pjesa e aksionit të zotit Selami në këto 4 vite opozitë të PD?

Eduard Selami: Kam edhe unë pjesën time. Por, duke mos qenë pjesë e lidershipit të grupit parlamentar rrjedhimisht je jashtë. Përse duhet t’u bashkohem unë atyre sherreve? Kjo është natyra ime, kam të mirat dhe të këqijat.

Sokol Balla: A i druheni një ndërhyrjeje të Berishës në procesin e zgjedhjes së kryetarit?

Eduard Selami: Jo, nuk i druhem.

Sokol Balla: A do ta takoni?

Eduard Selami: Po.

Sokol Balla: Është pak a shumë e njëjta situatë kur kandiduan Basha me Olldashin…

Eduard Selami: Nëse zoti Berisha mendon se zoti Basha është personi që duhet të vazhdojë drejtimin e PD, kjo është e drejta e tij dhe mua nuk më mbetet qejfi.

Sokol Balla: Nëse Berisha del dhe thotë se demokratët duhet të votojnë Bashën, ju mendoni se keni ende shanse të zgjidheni?

Eduard Selami: Po. Për mendimin tim kjo është çështje vizionesh. Zoti Berisha ka preferencat e tij dhe nuk ka pse ta fshehë mbështetjen për Bashën.

Sokol Balla: Nuk mendoni që ka ardhur koha që PD duhet të çlirohet nga tutela e Berishës?

Eduard Selami: Nëse PD nuk çlirohet nga tutela e kujtdo, atëherë kjo do të jetë e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.