DEBATI/Tradhëtari i PD-së në Vlorë, kujt i thotë Mr. Call Centre

DEBATI/Tradhëtari i PD-së në Vlorë, kujt i thotë Mr. Call Centre

156
0
Shares

Ish kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj i cili iu bashkua LSI në këto zgjedhje duke dëmtuar fushatën e opozitës pasi u shkarkua kohë më parë nga drejtimi i PD në Vlorë i është sulur sot deputetit të ri të PD, që është dnërkohë edhe sipërmarrës në dia call centre në vend.

“Mar shkas nga një status i Mr Call Centre që tashmë na është bërë deputet pasi u vendos i pari në listën për deputet në Qarkun e Vlorës pa pasur as edhe kontributin më të vogël prej 27 vjetesh në PD, përveçse sikurse flitet shumën që mund të ketë derdhur për t’u bërë deputet.

Mr. Call Centre,

Nuk e di për çfarë nxitimi shkruan se paskam dal kundër kryetarit pas rezultatiti të zgjedhjeve ???

Sqaroj demokratët se nuk kam firmosur ndonjë peticion për largimin e Bashës deri tani.

Sa për ty Mr Call Centre që i konsideron demokratët dhe militantët si skllevër të ndërmarrjes tënde, që ta kesh të qartë në mendjen tënde prej skuthi , kur unë kundërshtoja Lulzim Bashen hapur për shkatërrimin e strukturave bazë të PD ti ishe duke pirë kafe diku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Dhe sa për largimin tim nga PD ja kam thënë tet a tet Lul Bashes në zyrë dhe përbuz me neveri të gjykohem nga një lepur fëngu si ju.

Dhe sa për mbështetje te LSI nuk jam nga ata që fshihem dhe të ha mbrapa krahëve por të dal ball për ball sepse e till eshte origjina ime.

Mr. Call Centre,

Kur unë dhe demokratët sakrifikonim gjithçka për PD , përfshirë edhe bukën e gojës së fëmijëve tanë ti lepurush bëje diku pazaret e tua për të ardhur i pari në listën e Vlorës.

Dhe laj gojën kur flet për përmbytjen në Novoselë se nuk ngeli në dorën tënde të gjykosh , por janë vet banorët që vlerësojnë sakrificen time dhe të dhjetra miqëve të mijë që ju gjendëm pranë në ato ditë të vështira.

Vetëm ti nuk ke kurajo të flasësh për garë të ndershme, se je mësuar që gjërat ti blesh.

Sa për zemërimin e demokratëve, besoj e more përgjigjen në 25 Qershor .

Mr. Call Centre,

Që ta dish njëherë e mirë demokratët e kanë inatin me skllavopronarë modern si puna jote !!!

Tung !!!”, shkruan Meminaj pa i përmendur emrin deputetit Agron Shehaj. Meminaj ka postuar edhe një foto të këtij të fundit me Erion Velinë.

Fotografia e Moisi Meminaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY