Ankimimi për 3 ligjet e reformës në drejtësi, Kushtetuesja i shqyrton më...

Ankimimi për 3 ligjet e reformës në drejtësi, Kushtetuesja i shqyrton më 19 korrik

98
0
Shares

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më datë 19 korrik ankimimin e gjyqtarëve për tre ligjet e reformës në drejtësi.
Shqyrtimi do të bëhet vetëm mbi bazë dokumentesh. Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve kanë depozituar një padi në Kushtetuese për disa nene specifike të Vetting-ut si dhe të disa pikave në dy ligjet bazë të tjera. Bëhet fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve.
Shoqatat e Gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqet fjalë zëvendëskryetari.
Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve  kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.
Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175.
Shoqata ka kërkuar shfuqizimin e disa pikave edhe të ligjit  për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër ligj i goditur më parë në gjykatën kushtetuese nga unioni edhe më parë
Kërkesa është bërë më datën 25 maj dhe ky është ankimimi i 4 që vjen në Gjykatën Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi pas ligjit të Vetting-ut dhe ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY