Ministri Demiraj me urgjencë në Kavajë, pas bllokimit të numërimit nga komisionerët...

Ministri Demiraj me urgjencë në Kavajë, pas bllokimit të numërimit nga komisionerët e PS

75
0
Shares

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shkuar me urgjencë në Kavajë paraditen e sotme, pas një situate të tensionuar ku komisionerët e PS-së nuk pranonin të niste numërimi i kutive për votimin për kryetar bashkie. Ministri është takuar me drejtuesit e Komisariatit.
Arsyeja e takimit është marrja e masave të forta për rendin dhe sigurinë pasi ka probleme me numërimin e votave për kryebashkiakun.
Kavaja ka votuar edhe për kryebashkiakun e ri në këto zgjedhje.
Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë forca të shumta policie ishin vendosur pranë KZAZ-së.
Aktualisht komisionerët e PS-së janë KZAZ dhe pritet të rinisë numërimi i votave për bashkinë.
Edhe dje ka pasur incidente gjatë procesit të numërimit në Kavajë, konkretisht në KZAZ nr. 42, ku komisionerët, numërues dhe vëzhgues të PS janë konfliktuar me ata të LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY