AMA shtyn afatin për mbylljen e transmetimeve analoge

AMA shtyn afatin për mbylljen e transmetimeve analoge

108
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA, njoftoi sot se afati për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës i parashikuar të ishte më datë 30 qershor 2017, shtyhet për një kohë të shkurtër. Shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e pajisjeve dekoder tokësorë, të cilët mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv digjital. Nisur nga numri i larte i banorëve në qarqet Tiranë e Durrës vlerësohet si shumë i rëndësishëm sigurimi i sasisë së mjaftueshme të dekoderëve digjital për t’u garantuar qytetarëve marrjen e programeve pa pagesë.
AMA, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjithë institucionet e përfshira në procesin e kalimeve nga analogu në digjital tokësor, po vijon të ndërmarrë hapa nxitës në sigurimin e sasive të mjaftueshme të këtyre pajisjeve, si një mundësi për ecurinë dhe finalizimin e këtij objektivi në të dy qarqet. Me plotësimin e kushteve të domosdoshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të digjitalizimit, AMA do të njoftojë zyrtarisht për afatin e mbylljeve të transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës.
Procesi i digjitalizimit do të vijoje në qarkun e Beratit, me fillimin e transmetimeve digjitale në datë 3 Korrik 2017, ndërkohë qe transmetimet analoge do të vijojnë edhe për një periudhë një mujore.
AMA kërkon nga publiku, i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset sa më parë me marrës digjital (dekoder të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në qarkun e Beratit mbas mbylljes së transmetimeve analoge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY