Autobusi shqiptar i linjës Tiranë – Kalamata është aksidentuar në Greqi në kthim drejt Shqipërisë. Mediat greke raportojnë se drejtuesi shqiptar i autobusit humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me pemët dhe shtyllat.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 09:30 me orën lokale në Greqi, në aksin rrugor Patra – Pyrgos.
Në bordin e autobusit ndodheshin 5 pasagjerë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të plagosur. Policia greke nisi hetimet për shkakun e aksidentit, paraprakisht dyshohet se ka qenë pakujdesi e shoferit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/