PS, më shumë deputetë me më pak vota

PS, më shumë deputetë me më pak vota

81
0
Shares

PS po merr 9 deputetë më shumë se në 2013 por me më pak vota se para 4 vitesh. Pjesëmarrja e ulët e ka favorizuar partinë më të madhe edhe për shkak të sistemit, duke ulur numrin e votuesve për një deputet.

Në vitin 2013 PS mori 713 mijë vota dhe 41,3 për qind, LSI mori 180 mijë vota dhe 10.4 për qind, PD mori 530 mijë vota dhe 30,6 për qind.

Ndërsa deri tani që më shumë se gjysma kutive janë numëruar, PS dhe LSI kanë shtuar përqindjet por jo numrin e votuesve. PS është rritur gati 9 për qind krahasuar me vitin 2013 por numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, ndërkohë që numri i deputetëve shtohet me 9.

Numri i deputetëve të LSI është rritur me 4. Me të njëjtën shifër është rritur edhe përqindja krahasuar me vitin 2013. Por rritja e numrit të votuesve është vogël. Nga 180 mijë që kishte katër vjet më parë, shkon afërsisht 200 mijë këtë vit.

PD është penalizuar nga pjesëmarrja e ulët. Ajo pritet të marrë afërsisht 500 mijë vota ndërkohë, një shifër kjo e afërt me atë të vitit 2013 ndërkohë që përqindja ulet me 2 përqind krahasuar me të njëjtin vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY