OSBE/ ODIHR prezanton parregullsitë dhe apelon për njohjen e zgjedhjeve

OSBE/ ODIHR prezanton parregullsitë dhe apelon për njohjen e zgjedhjeve

83
0
Shares

OSBE/ ODIHR në konferencë prezantojnë raportin e hartuar nga 304 vëzhguesve ndërkombëtarë lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit duke e konsideruar të qetë pavarësish problemeve dhe solli në fokus në veçanti, marrëveshjen Rama – Basha të 18 majit.
“Edhe pse pati disa raporte nga mediat  dhe disa  thashetheme të cilat donin të krijonin një përshtypje të gabuar, unë jam i kënaqur që  dita e zgjedhjeve ishte më pak e nxehtë sesa koha”.
Ne emër te delegacionit te Parlamentit Europian Eduard Kukan tha se, “Jemi të kënaqur pavarësisht parregullsive. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë. Vetingu dhe reforma në drejtësi të jenë të përfunduara”
Marietta Tidei tha se marrëveshja e 18 majit krijoi një devijim të rrezikshëm politik.
“Marrëveshja politike që u arrit në 18 maj ndërmjet PS dhe PD krijoi një situatë, një devijim të rrezikshëm politik që ndikoi shumë në politikat e jashtme të vendit me BE.
Kërkesat e caktuara pavarësisht refuzimeve kohore do të sillnin një përballje që duhet pranuar se ajo marrëveshje filloi një proces mjaft afatgjatë dhe do të adresojë disa çështje afatgjata”, u shpreh Marietta Tidei nga misioni vëzhguesve.
Më 8 korrik ODIHR do të publikojë një raport përfundimtar për të metat dhe rekomandimet si dhe do të ofrojë suport për zbatimin e rekomandimeve .

Disa nga parregullsitë e evidentuara nga OSBE/ODIHR
– Pati vonesa dhe parregullsi kyçe u vëzhguan
– Ndërhyrje nga aktivistë partiakë të autorizuar
– Procedura e numërimit nuk u respektua gjithmonë
– Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor dhe një besimi të ulët elektoral
– Transparenca jo gjithnjë e garantuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY