Xhelal Mziu: PS-së në panik të thellë nga humbja, prodhon Fake News

Xhelal Mziu: PS-së në panik të thellë nga humbja, prodhon Fake News

65
0
Shares

Shtabi elektoral i kandidatit të PD-së dhe kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht dhe si kreu i degës së PD-së, reagojnë ndaj trillimeve të PS-së se Xhelal Mziu paska dhunuar një qytetar.
“Fake News-et e shpërndara nga zyrat e PS-së janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret. Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar. I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar”, thuhet në reagimin e shtabit elektoral të kandidatit të PD-së dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY