Kandidati për deputet i PD-së Ervin Salianji, ka publikuar një foto ku shihet i gjakosur ish kryeplaku dhe përfaqësuesi i PD në Rrembec. Salianji shkruan se Theodhor Thimo është rrahur nga Sotiraq Tore dhe Julian Tore përfaqësues te PS para qendrës së votimit.
Statusi i plotë
Frika e humbjes ika terbuar, humbja e pushtetit dhe parave qe fitojne nga krimi ka bere qe te humbin edhe qytetarine qe ne keto zona nuk ka munguar asnjehere!
Ne Rrembec, Theodhor Thimo ish kryeplak dhe perfaqesues i PD goditet para qendres se votimit ne Rrembec nga Sotiraq Tore dhe Julian Tore perfaqesues te PS te dy me precedente kriminale!
Do te mbajne pergjegjesi nje me nje!
Ndërsa pak më parë kandidati i PD-së për Korçën ka bërë një tjetër denoncim ku shkruan…
“Aurel Fasho nje funderrine qe perdoret nga Peleshet per te goditur votuesit gjithe diten neper qendrat e votimit kane rrahur Vasil Shuli vetem pse mbeshtet PD. Perdorues dhe shperdre droge, i favorizuar nga policia ne platacione ne Kakaç!
Per cdo pike gjaku te demokrateve do pergjigjet Peleshi drejtperdrejt! Ka bandite dhe llumrat e vet ne lagjet 4, 6,8, ne Sheqeras, Velitern, Orman, Vreshtas etj.
Ne do te bejme kallezim per secilin dhe nuk do te tolerojme asnje pleh te perdore jetet e qytetareve per te perfituar politikisht dhe ekonomikisht!” shkruan Salianji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/