Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar te Qendra e Votimit te Liceu Artistik.
Pas këtij procesi Berisha ju uroj besimtarëve myslimanë Bajramin, ndërsa duke uruar që shqiptarët të votojnë të lirë, denoncoi raste të blerjes së votave nga PS. Jo vetëm kaq, por ai adresoi edhe një paralajmërim ndaj tregtarëve të pistë të votave, të cilët do të përballen me ligjin.
“Shqiptarëve kudo që janë ju uroj këtë ditë të madhe të Bajramit,
Në mënyrë të veçantë përulem para tyre që agjëruan dhe i lutem Zotit tua pranojë agjërimin.
Sot është një ditët tjetër e madhe, festa e demokracisë.
Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për katër vitet që vijnë, për ndryshimet ë meritojnë.
Natyrisht në këto zgjedhje përballet vullneti i qytetarëve me drogën dhe krimin. Por ftoj qytetarët të ngrihen në lartasin e detyrës.
Ka pasur raste masive të partisë siciliste të blerjes së votave, në Bradashesh, Gostimë, Durrës etj.
Këto raste të fotografohen e dokumentohen me qëllim që këta tregtarë të pistë të përballen me ligjin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/