Apelon ministri i Brendshëm: Partitë të distancohen nga grupet kriminale të mbështesin...

Apelon ministri i Brendshëm: Partitë të distancohen nga grupet kriminale të mbështesin Policinë e Shtetit

82
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale, u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale që të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe  069 413 7777.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY