Monitorimi i Task Forcës, ky është numri i telefonit ku duhet të...

Monitorimi i Task Forcës, ky është numri i telefonit ku duhet të thirrni për cdo shkelje

89
0
Shares

Zyra e zëvendëskryeministres, njofton të gjitha subjektet elektorale se ka vendosur në dispozicion të tyre numrin 068 80 444 33,  si pikë kontakti me kabinetin e zv/Kryeministrit, si kryetar i Task Forcës, me qëllim  referimin e  rasteve te përfshirjes se administratës dhe policisë shtetit ne veprimtari te paligjshme ne ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit te numërimit.

Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon bashkëpunimin me subjektet elektorale  me qëllim realizimin me paanshmëri të procesit të monitorimit, trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e administratës dhe policisë së shtetit për qëllime partiake.

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija thekson edhe njëherë se do të veprojë në përputhje Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “ si dhe kuadrin ligjor në fuqi e pandikuar nga presione të çdo lloji, me qëllim kryerjen e zgjedhjeve lira, të ndershme dhe demokratike të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të pranohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY