Luan Rama: Kryeministri, qesharak me lajme të rreme, ju tregoj të vërtetën...

Luan Rama: Kryeministri, qesharak me lajme të rreme, ju tregoj të vërtetën e Ilir Hysit

178
0
Shares

Luan Rama dha një deklaratë për mediat ku sqaroi për publikun e gjerë se si qëndronte e vërteta e makinë që po blinte vota në Ksamil. Sipas Ramës, Ilir hysi i LSI-së ka vetëm një makinë në pronësi dhe është e tipit “Mercedez Benz”, e ndërsa Ilir Hysi për të cilin foli Kryeministri Edi Rama në statusin e tij , është thjesht një biznesmen që jep makina me qera.
Luan Rama kishte marrë dhe foto me vete për ta bërë akoma më të qartë ndrshimin midis dy Ilir Hysi, që ekzistojnë.

DEKLARATA E PLOTË
“Jam këtu për të denoncuar në fakt një akt krejt qesharak dhe tërësisht të papërgjegjshëm nën peshën e panikut dhe të frikës prej humbjes që e pret Rilindjen dhe kryetarin e Rilindjes, sepse kryeministri i vendit është shfaqur sot para pak çastesh si një zëdhënës gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm duke publikuar një lajm të rremë. Konkretisht gjatë gjithë ditës sot, strukturat e LSI-së me shumë seriozitet në mënyrë shumë korrekte po dokumentojnë dhe po denoncojnë të gjitha aktet në kundërshtim me ligjin të përfaqësuesve të Rilindjes, në mënyrën më të detajuar të një pjesë të strukturave të inkriminuara të Policisë së Shtetit, që po kryejnë shantazh, përpjekje për të korruptuar përmes blerjes së votës, qytetarë të pafajshëm, qytetarë të lirë në jetën e tyre.
Në vazhdën e punës së përditshme por më konkretisht në vazhdën e të gjithë angazhimit tonë për të denoncuar, por edhe për të qenë transparent me publikun, në faqen zyrtare të LSI-së në Facebook janë bërë dy denoncime.
Denoncimi i parë ka të bëjë me faktin që, ku thuhet shprehimisht: “LSI denoncon me forcë një akt kriminal që mban, jo vetëm firmën, por edhe autorësinë e Rilindjes. Një akt i rëndë është duke ndodhur në Ksamil”, – është fjala për diku rreth orës 14:00, – “ku makina me targën AA 602 MI e tipit Lancia me tre anëtarë të Rilindjes po shpërndan pará ndaj banorëve në shkëmbim të votës. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të ndërhyjë me njëherë dhe të vendos përgjegjësit para ligjit”. Pas këtij lajmi, ka dal menjëherë pastaj një lajm tjetër, madje në disa media është cituar me shumë prioritet me burim të drejtpërdrejtë Kryeministrin Rama, i cili thotë që LSI denoncon një targë makine, por bën autogol, sepse targa e makinës, pra targa e makinës që unë ju citova, AA 602 MI, është e nënprefektit që është i LSI-së.
Këtë lloj lajthitje mund t’ia toleronim ndonjë punonjësi ordiner dhe të paformuar profesionalisht në nivelet e ulëta të administratës dhe jo Kryeministrit, që për fat të keq shfaqet më ordiner se kaq. Është e vërtetë që kjo makinë me këtë targë është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi. Por ai nuk është Ilir Hysi i LSI-së. Ai është një Ilir Hysi tjetër, banor në Sarandë që ka biznesin e vet dhe pjesë të aktivitetit të vet ka dhënien e makinave me qira. Pra, po e theksoj këtë gjë, që kryeministri i Rilindjes t’i mbajë shënim dhe t’i verifikojë për të kuptuar lajthitjen e vetë. Ilir Hysi i LSI quhet Ilir Vilson Hysi dhe ka vetëm një makinë në pronësi, makinën me targë AA 474 MG dhe është e tipit Mercedez Benz.
Ndërkohë, makina tjetër që kryeministri si zëdhënës gënjeshtar i atribuon Ilir Hysit të LSI-së në targën që e ka cituar në fakt LSI në njoftimin e vet, pra makina AA 602 MI që është kapur duke shpërndarë para, është e Ilir Fatmir Hysit i cili ka një biznes të vetin në Sarandë dhe që gjendet në atë që quhet rruga e “Skënderbeut” në Sarandë. Më konkretisht po ju tregoj fotot e Ilir Hysit të LSI-së dhe Ilir Hysit, pronari i makinës që shpërndante para për Rilindjen. Nga verifikimet që bëmë me shumë seriozitet në Sarandë makina që shpërndante pará për Rilindjen dhe rilindasit e Edi Ramës është një Alfa Romeo. Ndërkohë na rezulton që këtë makinë me pronar Ilir Hysin, i cili rezulton se e ka vënë në shërbim të një qytetari me qera, që shpërndante para për Rilindjen dhe që në mënyrë të qëllimtë dhe jo nga naiviteti as nga budallallëku, kryeministri ia atribuon Ilir Hysit të LSI-së e ka në përdorim, pra e ka marrë nga biznesi i Ilir Hysit tjetër, qytetari Jani Bregasi, sipërmarrës që merret me ndërtimet, simpatizant dhe mbështetës i
Rilindjes në Sarandë. Prandaj z. Kryeministër, mos u shfaq si një person i papërgjegjshëm, por të paktën kur artikulon lajme të tilla shfrytëzo atributet që ke si kryeministër për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm e mos u bjer në qafë njerëzve të pafajshëm. Mos u bjer në qafë njerëzve të LSI-së, sepse LSI-ja anëtarët simpatizantët dhe militantët e saj nuk të kanë asnjë borxh që t’i përgojosh, që t’i njollosësh dhe që t’i inkriminosh me shpifjet, me trillimet e tua apo me veprimet e papërgjegjshme dhe haptazi në kundërshtim me ligjin të një pjese të strukturave të policisë. Prandaj më e pakta që duhet të bësh, t’i kërkosh ndjesë Ilir Hysit dhe LSI-së e nga ana tjetër të ndalosh menjëherë bandat e tua me policë me uniformë dhe pa uniformë e me njerëz të inkriminuar, që po përpiqen të intimidojnë, të fabrikojnë, të falsifikojnë dhe të trafikojnë me paratë e kanabisit dhe me veprimtari të tjera të paligjshme zgjedhjet e 25 qershorit. Dëshpërimin dhe panikun për humbjen mos e shfaq duke sulmuar padrejtësisht qytetarë të lirë në jetën e tyre dhe me angazhimin e tyre publik politik, qytetar, etj. Frika, paniku, ankthi për humbjen natyrisht janë të tuat dhe edhe më të mëdha dhe më evidente do të bëhen nesër, por të lutem shumë ruaj të paktën dimensionin qytetar dhe etikën e komunikimit me qytetarët.
Sepse këtë sjellje të papërgjegjshme dhe gjithë papërgjegjshmërinë tënde dhe të rilindasve të tu qytetarët shqiptarë e njohin mirë dhe ndëshkimin për ta mos u ngut, sepse do ta marrësh nesër drejtpërdrejtë me votë me qytetari, me qetësi e me dashuri gjithashtu, pa frikë, pa panik se askush nuk trembet dhe askush nuk ka frikë ata pinjollët e krimit dhe disa policë shërbëtorë që i ke tërhequr në bashkëpunim me material detyrues për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike apo të blerë nga bashkëpunimi me kriminelët që po i përdor për të frikësuar dhe për të terrorizuar qytetarët.
Qytetarët shqiptarë ë lirë dinjitozë dhe me kurajon e tyre të votojnë me qytetari me ndershmëri dhe me atdhetari,”- përfundoi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY