ARTAN FUGA/Të drejta politike dhe shoqërore shtese për rininë si në Europë...

ARTAN FUGA/Të drejta politike dhe shoqërore shtese për rininë si në Europë !

110
0
Shares
  1. Karta e të riut. Deri në 25 vjeç, nëse nuk punon. Muzetë, spektaklet, transporti kolektiv, etj. agjencitë kulturore, me gjysëm cmimi.
  2. Vizitat mjeksore dhe depistimi për sëmundjet e transmetueshme seksualisht të jenë falas.
  3. E drejta për t’u rregjistruar në cilindo fakultet apo degë të universiteteve publike sipas preferencës.
  4. Per cdo cift të rinjsh që martohen, deri në moshën tridhjet vjeç të drejtën për t’u strehuar në banesa sociale me qira të ulët në bazë të ardhurave.
  5. Gjatë studimeve në gjimnaz shkolla të subvencionojë së paku dy udhëtime një javore në dy nga vendet e Bashkimit Europian.
  6. Te gjitha palestrat e shkollave të vendosen në dispozicion të shoqatave rinore për t’i shfrytëzuar pa para pas orëve të mësimit.
  7. Mbrojtje me ligj e punës të të rinjve në familje. Cdo kontribut pune në ekonominë familjare duhet të bëhet me kontratë punësimi dhe të parashikojë shpërblimin sipas punës.
  8. Të gjitha tekstet e parashikuara në programin mësimor të jenë të shërbyeshme për të rinjtë në bibliotekat universitare.
  9. Të respektohen kuotat që së paku 30 përqind e punonjësve të administratës publike të jenë nën moshën 30 vjeç.
  10. Punësimi i të rinjve nën moshën 25 vjeç në sipërmarrjet private sjell si pasojë uljen respektive të taksave që ajo paguan.
  11. Shteti subvencionon si ndihmë sociale në qiratë e shtëpive të prenotuara nga ana e studentëve në masën që shpenzimet për metër katror atje të barazohen me cmimin e qirasë për metër katror në konviktet publike.
  12. Cdo i ri ose e re që hyn në një shkollë të lartë mund të ndjeki lirisht sa programe studimesh që dëshiron brenda viteve normale të shkollimit të degës që zgjat më shumë në vite.
  13. Të gjitha krijimtaritë letrare dhe artistike të të rinjve nën moshën 25 vjec subvencionohen deri në 50 % të kostos së tyre globale nga ana e shtetit.
  14. Te gjithë të rinjtë e dalë nga minoritetet etnike e njohura me ligj kanë të drejtë t’u sigurohet mësimi i gjuhës amtare si lëndë më vete pavarësisht shkollës ku ata ndjekin studimet.
  15. Tre vitet e para të një biznesi të hapur në emrin e një personi nën 25 vjec, pa pronarë e bashkëpronarë të tjerë, shpenzimet e hapjes së tij merren përsipër nga shteti.
  16. Nje kanal i rtv publik duhet t’i kushtohet problemeve të rinisë, jetës së rinisë dhe duhet të hapet për agjencitë rinore.
  17. Cdo student apo studente ka të drejtë të rregjistrohet për të njekur një kurs leksionesh, në pedagogun që dëshiron pavarësisht, fakultetit ku ndjek studimet.
  18. Studentët sikurse prindërit e tyre kanë të drejtë të blejnë aksione të shkollave që ndjekin, të cilat duhet të kuotohen në bursë.
  19. Cdo student ka të drejtë të përzgjedhi vetë kurrikulumin e lëndëve që dëshiron të ndjeki mbi bazën e propozimeve të bëra nga trupa pedagogjike.
  20. Të gjithë të diplomuarit me nota mesatare më të larta kanë të drejtë të punësohen në agjencitë publike përgjatë rekrutimit të parë sipas profilimit të tyre përpara të gjithë të tjerëve.
  21. Përgjatë studimeve të mesme dhe të larta, cdo i ri ka të drejtën e trajtimit psikologjik, e drejtimit pedagogjik, e udhëzimeve në tregun e punës, e depistimit mjeksor dhe e shërbimit dentar pranë shkollës, falas dhe me cilësi.
  22. Nxënësit e shkollave të mesme kanë të drejtë që krahas gjuhës letrare zyrtare, të zhvillojnë edhe lëndë gjuhësie që u jep mundësinë të përvetësojnë dialektin e krahinës së tyre.
  23. Pergjatë studimeve në shkollën e mesme, cdo nxënës ka të drejtë dhe detyrim të ndjeki një formim kulturor dhe artistik sipas përzgjedhjes së tij dhe shijeve që ka.
  24. Të gjithë të fëmijët që lindin nga prindër shqiptarë të ndodhur në emigracion, marrin automatikisht, pas kërkesës më të parë nënshtetësinë shqiptare.
  25. E drejta e jetës intime të pavarur edukohet gradualisht dhe bëhet e plotë me mbërritjen e moshës 16 vjeç. Pas kësaj moshe cdo imponim zgjedhjeje besimi fetar, apo shkollimi, nga ana e prindërve ose tutorëve konsiderohet si e kundraligjshme.
  26. Cdo i ri dhe e re ka të drejtën e aksesit falas pa kufizim në Internet. Kjo realizohet si nëpërmjet rrjetit wifi falas, ashtu edhe subvencionimit të lidhjeve internet në cyberkafe, ashtu edhe nga ana e shkollave etj.
  27. Kudo ku ka zgjedhje, përzgjedhje, punësim, emërime, të ketë kuota që i takojnë rinisë sipas një përpjestimi të përcaktuar me ligj.

28.Edukimi me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit nis    qysh në arsimin parashkollor.

29.Të rinjtë në Shqipëri, si edhe ata me kombësi shqiptare në       Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, etj., kanë të njejtat të       drejta në territorin e Shqipërisë.

  1. Performanca e cdo shkolle të lartë ose të mesme profesionale matet me shkallën e punësimit të nxënësve dhe studentëve në tre vitet e para të përfundimit të studimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY