VIDEO & FOTO GALERI/ Shkodër, ja kush e uli “pazarin” e votës...

VIDEO & FOTO GALERI/ Shkodër, ja kush e uli “pazarin” e votës në “nivelin” e një qese me ushqime

105
0
Shares

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me “gostinë” që këtë të premte Tom Doshi kishte përgatitur për qytetarët e komunitetit egjiptian. Pavarësisht se Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër, deklaronte me zë dhe figurë se pakot me ushqime po i jepte për Ramazanin dhe Ditën e Bajramit, një veprim i tillë është konsideruar i jashtëligjshëm edhe nga policia, e cila ka çuar dosjen penale në Prokurorinë e qytetit.
Në njoftimin e saj për shtyp, policia sqaron se janë shoqëruar dy persona në lagjen Liria në Shkodër, ku në një zyrë elektorale të PSD-së, por shpërndaheshin pako me ushqime në këmbim të votës.
Policia ka shoqëruar kryetarin e PSD-së së Shkodrës, P. Rr., 49-vjeçar, si dhe një 29-vjeçar me inicialet S. Gj. Sipas njoftimit të policisë, ishin këta dy persona po shpërndanin pakot me ushqime.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY