Shkodër, kapet ekonomisti i KESH-it duke shpërndarë çeqe me lekë

Shkodër, kapet ekonomisti i KESH-it duke shpërndarë çeqe me lekë

226
0
Shares

Policia e Shkodrës bën të ditur se mori një informacion se sot, persona të paidentifikuar ishin duke shpërndarë vlera monetare në vendin e quajtur Lagja “Guerrile”, në këtë qytet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip “Ford” me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë.
Ne mjet u gjetën A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me A. P., G. L., P. Ll., dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Gjatës deklarimeve, A. Gj., pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjetike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr. 842 datë 16. 12. 2011 dhe urdhrit nr. 150 datë 18. 04.2 017 të Ministrit të Energjetikës.
Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe persona e lartpërmendur.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vlerësim të rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY