Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëvendëskryeministrja Mandija: Po kryhen lëvizje të pajustifikuara, hetim drejtuesve të Postës Shqiptare

22/06/2017
Sqaron Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja cili është roli i Task-Forcës dhe misioni i saj për procesin zgjedhor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task Forcës, i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e plotë dhe të gjithanshëm ndaj veprimeve arbitrare të drejtuesve të shoqërisë Posta Shqiptare sh.a, të cilët gjatë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 25.5.2017 e deri më sot, po bëjnë lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe. Sipas urdhrave të shkarkimeve të vëna në dispozicion të zëvendëskryeministres janë të paktën 30 (tridhjetë) raste të tilla, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që numri real i lëvizjeve të punonjësve të jetë edhe më i madh.Grupi i verifikimit në pamundësi për të marrë informacionin nga drejtori i shoqërinë Posta Shqiptare sh.a, i siguroi të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), e cila konfirmoi faktin se pas datës 25.05.2017 janë larguar nga puna 22 punonjës dhe janë emëruar rishtaz 27 persona. Referuar këtyre fakteve ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore po bëhen për qëllime politike.
Në këto kushte, zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se lëvizjet masive të pajustifikuara ligjërisht të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe në një periudhë relativisht të shkurtër dhe për më tepër gjatë fushatës zgjedhore, janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Punës, por edhe me përcaktimet e bëra në nenin 88 të Kodit zgjedhor.
Zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Drejtori i Përgjithshëm dhe persona të tjerë drejtues të shoqërisë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre të kryera me dashje duke vepruar në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 328/a të Kodit Penal
Për këto arsye, bazuar në pikën 31 gërma -ë)- të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017, zëvendëskryeministrja ia ka referuar këtë rast Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të
nevojshme hetimore, për verifikimin dhe vlerësimin e tij, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale. Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija vlerëson se, pavarësia politike e administratës shtetërore është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të cilëve u ofrohet shërbim si edhe me nevojën për të garantuar parimet e neutralitetit, paanshmërisë dhe integritetit të nëpunësve të administratës shtetërore.

Tags: hetimMANDIJAposta shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.