EMRAT/ Ersekë, gratë militante të PS e LSI në Poliklinikë, kapen “prej...

EMRAT/ Ersekë, gratë militante të PS e LSI në Poliklinikë, kapen “prej lesh koke” për partitë

118
0
Shares
Foto Ilustruese

Sherret e zakonshme, mes militantëve të partive, në Ersekë, kanë një “trendy” tjetër. Protagonizmin e sherrit, e marrin gratë, të punësuar në administratë dhe institucione shtetërore, prej nga kërcënojnë njëra-tjetrën me largim nga puna, në rast se”nuk voton këtë, apo atë parti”.
Kështu ka ndodhur në Poliklinikën e Ersekës.
Shefja e Financës Kristina Stoja, e njohur si mbështetëse dhe simpatizante e LSI, është dhunuar fizikisht nga shefja e Personelit Dorina Tallo e njohur si mbështetëse dhe simpatizante e PS.
Përveç dhunës fizike, “drejtuesja” e PS, nuk ka kursyer as kërcënimet ndaj “drejtueses” së LSi.
“Po nuk votove për PS, do të ikësh nga puna”, ka kërcënuar Dorina, Kristinën.

Njoftimi i plotë i Policisë

Procedohet penalisht në gjendje të lire, shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :
D. T., 30 vjeçe, banuese në Ersekë (me detyrë shefe e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Ersekë).
Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga shtetasja K. S., 55 vjeçe, banuese  në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se shtetasja D. T., në  ambientet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY