BILANCI/ Demiraj: Të vendosur më shumë se kurrë për të pastruar policinë...

BILANCI/ Demiraj: Të vendosur më shumë se kurrë për të pastruar policinë nga shkelësit e ligjit

71
0
Shares

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një muaj në krye të detyrës si ministër teknik i vendosur pas marrëveshjes Rama-Basha. Ai ka bërë bilancin e 31 ditëve duke theksuar se është në krah të efektivëve të ndershëm të policisë por se është i vendosur për të pastruar radhët e policisë nga ata që shkelin ligjin.
Sipas të dhënave të publikuara nga Demiraj në një muaj janë sekuestruar 5 ton e 659 kg kanabis si dhe janë arrestuar 47 persona.
“Vazhdon me sukses lufta pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin e saj kushtetues.
Mbështes fuqishëm punën e palodhur të efektivëve të ndershëm të policisë dhe i vendosur më shumë se kurrë për të pastruar radhët e saj nga ata që shkelin ligjin në çdo nivel”, shkruan Demiraj.

TABELA
22 maj-22 qershor 2017
– 5 ton e 659 kg kanabis i sekuestruar
– 8479 bimë kanabis të shkatërruara
– 80 doza heroinë; 700 gram heroinë
– 47 të arrestuar. 23 në kërkim; 10 ndiqen
– 8 gomone të sekuestruara
– Monitorime nga ajri, deti dhe toka për kontrollin e territorit në çdo cep

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY