Bashkia e Kuçovës vendos flotën e automjeteve në shërbim të LSI, dyshime...

Bashkia e Kuçovës vendos flotën e automjeteve në shërbim të LSI, dyshime edhe për blerje votash

346
0
Shares
Bashkia Kucove

Policia e Beratit ka bërë të ditur se sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar filloi dje procedimi penal në gjendje të lirë për…
• A. C. 50 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Drejtor ne Bashkinë Kuçovë.
Kjo bashki drejtohet nga Selfo Kapllani, përfaqësues i LSI-së.

Procedimi penal ndaj tij nisi mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi, pasi dyshohet se shtetasi A. C. ka vënë në shërbim të një subjektit politik automjetin shtetëeror në mitingun e zhvilluar nga ky subjekt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.C. për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik, për veprimtari politike ose zgjedhje”, parashikuar nga  neni 328/a i Kodit Penal.

Gjithashtu iu referuan materialet për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të…
• K. Ll.,  34 vjeç, banues në Kuçovë,  me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë
• L. Ç., 52 vjeç, banues në Berat, me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë,
• F. B., 56 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Administrator i një Njësie Administrative.

Për ta ka pasur një kallëzim dhe dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik.
Gjithashtu dyshohet se F. B. ka përdorur shuma parash për blerjen e votës.

Bashkia Kucove

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY