Basha: Plani është përllogaritur mirë. Dhe paratë për Bulevardin, Pazarin dhe Sheshin...

Basha: Plani është përllogaritur mirë. Dhe paratë për Bulevardin, Pazarin dhe Sheshin i sigurova unë

90
0
Shares

Kandidati për Kryeministër, Lulzim Basha atakoi sonte reformën administrative në pikat ku ajo ka prodhuar drama për qytetarët.

“Ne do të ndryshojmë reformën e ndarjes territoriale administrative. Pushteti lokal sot ka marrë fund. Bashkitë sot funksionojnë në qendrat e qytetave por jo në periferi. Zona të tëra jashtë qyteteve nuk shohin asnjëherë më sy përfaqësuesit e tyre  lokalë.

Bashkitë janë mbushur me militantë dhe paratë në vend që të shkojnë për investime po shkojnë për rrogëtarët militantë.

 

Shikoni Cerrikun. Gjysma e qytetareve te Cerrikut u eshte hequr ndihma ekonomike. Nje i moshuar merrte ne muaj 23 mije lek te vjetra. Ishte bere kocke e lekure ndersa fasada e godinës së Bashkisë së Cerrikut ka kushtuar 600 milionë lekë, ndërkohë gjysma e qytetit është pa punë dhe gjysma e të papunëve nuk marrin asnjë ndihmë. Këto janë prioritetet e gabuara: fasada në vend të njerëzve”, tha Basha.

 

Ndërsa lidhur me inaugurimet e fundit në Tiranë, Basha shpjegoi se te gjitha investimet qe po mbaron Erion Veliaj jane projektuar dhe gjetur financime kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha.

“Edhe parate e Sheshit Skenderbej i kam gjetur une. Kam gjetur fondet për pazarin e ri qe u be. Gjeta fondet per bulevardin e ri me te cilat ai po ndertohet”, tha Basha.

 

Në vijim Basha tha se ai nuk ka premtime por nje plan ekonomik. Qe femijet te jene ne shkolle vetem paradite dhe pastaj rrugeve eshte jo vetem investim për fëmijët por edhe investim ekonomik. Investime tek femijët sot eshte ivnestimi me i mire per ekonomi te forte. Gjithcka eshte pjese e nje plani te perllogaritur mire edhe me kosto”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY