Vëllezërit e shqiptarit që e vrau italiania: Marrëdhënia me Donatellën përtej miqësisë

Vëllezërit e shqiptarit që e vrau italiania: Marrëdhënia me Donatellën përtej miqësisë

99
0
Shares

Vëllezërit e shqiptarit që u vra në Itali kanë publikuar detaje të reja që lidhen me vrasjen. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Agron Bashmeta, i cili u përplas për vdekje me makinë nga italiania Donetella Chiari, shkruan bresciatoday.it.

 

Donetella kishte deklaruar në polici se mes tyre ka pasur asgjë më shumë se miqësi.

 

Por këtë deklaratë të saj e hedhin postë vëllezërit e shqiptarit, ku sipas tyre bëhet e ditur se ata kanë pasur më shumë se një raport miqësor.

 

Deklaratat e anëtarëve të familjes së Agron Bashmeta, punëtorit 44 vjeçar të vrarë pasi u godit për vdekje me makinë nga Donatella Chiari, po zbulon të tjera detaje.

 

Nga ana tjetër familjarët e shqiptari kërkojnë përshpejtimin e hetimeve dhe vënien përpara përgjegjësisë autoren.

 

“Edhe kur një kafshë është vrarë hetimet janë mbyllur në pasdite. Agron është i mbyllur në një arkivol, dhe atë që e keni parë e keni parë tashmë”, këto janë fjalët e vëllait të Agronit.

 

“Vëllai im mund të ketë qenë i gabuar, por ta paguaj me jetën është e papranueshme”.

 

Mediat italiane bëjnë të ditur se vëllai që foli identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është një nga 2 vëllezërve e mbijetuar, tre prej tyre kanë ndërruar jetë.

 

Pra kjo nuk është tragjedia e parë në familjen Bashmeta, pasi në 2012 -ën ai kishte humbur dy vëllezër Shërbet dhe Haxhi Bashmeta, te cilet u aksidentuan për vdekje në punë, në kantierin BreBeMi, në Calcio.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY